Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, menjëherë pas formimit të Qendrës Operative Emergjente, ka dal në teren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga të reshurat e shiut.
Lladrovci, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë bashkëpunues dhe të kenë mirëkuptim, për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga vërshimet.
“Deri më tani janë evakuuar 6 familje dhe janë vendosur në hotelet e qytetit, ndërsa ekipet emergjente, FSK-ja, Policia dhe akterë të tjerë, që nga orët e hershme të mëngjesit janë në terren për t’i ndihmuar qytetarët. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha në ekonomi familjare, biznese e kultura bujqësore”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...