Konsumatorët shtëpiak të Kosovës sipas raportit më të fundit të agjencisë zyrtare të statistikave të BE-së, Eurostat, paguajnë çmimet e energjisë elektrike më të ulëtat në Evropë.
Raporti i publikuar së fundmi që merret me analizimin e pjesës së dytë të vitit 2019, thekson se çmimet e energjisë elektrike në Kosovë për amvisëri ishin 6.1 euro për 100 kilovatë/orë. Madje, Kosova ka diferencë të madhe me vendin e dytë, ku është renditur Serbia, që kishte çmime 7.2 euro apo 18 për qind më shtrenjtë.
Ndërkohë, vendet tjera të rajonit kanë çmime shumë më të shtrenjta. Konsumatorët shtëpiak në Bosnjë paguan 8.71 euro për 100 kilovatë/orë apo 44 për qind më tepër se në Kosovë, ndërsa në Shqipëri 9.1 euro apo 50 për qind më tepër se ne. Ndërkohë, Mali i Zi është më i shtrenjti në rajon me 10.1 euro. Pra, malazezët paguajnë çmime të energjisë elektrike 65 për qind më të larta se kosovarët.
Eurostat në vazhdimësi përcjell ndryshimet e çmimeve të energjisë elektrike si brenda ashtu edhe jashtë Bashkimit Evropian dhe është përgjegjëse për publikimin e statistikave me cilësi të lartë në mbarë Evropën që mundësojnë krahasime midis vendeve dhe rajoneve.
Në tabelën e mëposhtme shihet se çmimet më të larta për konsumatorë shtëpiak i kanë Danimarka, Gjermania dhe Belgjika, ndërsa çmimet më të ulëta Kosova. Pra, çmimet janë renditur nga më të lartat tek më të ulëtat dhe Kosova renditet e fundit me kodin shtetëror me të cilën njihet ndërkombëtarisht.
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë