Eurodeputetja franceze që vie nga partia e ekstremit të djathtë në Francë, Dominique Bilde, ka propozuar një rezolutë në Parlamentin Evropian ku i bën thirrje Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell të kërkojë implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Tutje ajo shprehi shqetësimin mbi kërkesën për heqjen e manastireve serbe nga lista e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik të UNESCO-s.
Deputetja nga Franca ka thënë po ashtu se është skandaloz vendimi i qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.
“Fati i serbëve të Kosovës po përkeqësohet dita ditës. Rezoluta ime e propozuar mbi manastiret serbe të klasifikuara “në rrezik” nga UNESCO. Refuzimi për të hapur qendrat e votimit për referendumin e janarit gjithashtu është skandaloz”, ka shkruar Bilde./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?