Google ADS

Eurodeputeti thirrje Kosovës

13:53 | 28 Prill 2021
V. S.

Nga Parlamenti Evropian po i bëjnë presion Kosovës në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë.

Sot, raportuesi në PE për Serbinë, Vladimir Bilçik tha se shpreson që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë, dhe se topi për këtë proces aktualisht është në anën e Prishtinës zyrtare.

Në sesionin e Komitetit për Integrim Evropian ku ishte edhe kryekuvendar serb, Ivica Daçiq, Bilçik nënvizoi se aktualisht është në përgjegjësinë e Kosovës rifillimi i dialogut.

Sipas tij, dialogu është i rëndësishëm për vet faktin se edhe kosovarët mirëpo edhe serbët do të përfitonin nga pajtimi përmes këtij procesi dhe nga procesi integrues evropian.

“Përgjigja më e mirë do të ishte një marrëveshje ligjërisht obliguese mes Prishtinës e Beogradit”, citohet të ketë thënë Bilçik. /lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme