Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti eurodeputetët nga Parlamenti Evropian, Thijs Reuten dhe Ladislav Ilcic.
Zëvendëskryeministri Bislimi pranoi simbolikisht nga eurodeputeti Reuten, i cili ishte dhe raportues mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, penën me të cilën u nënshkrua me 19 prill të vitit të kaluar, vendimi final për procesin.
“Përpara takimit të sotëm të 11-të Kosovë- BE të SAPC-së, unë mirëprita eurodeputetët Thijs Reuten dhe Ladislav Ilcic. Faleminderit i dashur Thijs, për dhuratën simbolike të stilolapsit nga nënshkrimi i vendimit të shumëpritur për liberalizimin e vizave, që përmbylli aktin final të këtij procesi në prill të vitit të kaluar. “, ka shkruar Bislimi në “X”./Arbresh.info/
Ahead of today’s 11th 🇪🇺🇽🇰 SAPC meeting, I welcomed MEPs @ladislav_ilcic & @thijsreuten. Thank you dear Thijs, for the symbolic gift of the pen from the signing of the long awaited decision on visa liberalisation, that concluded the final act of this process in April last year. pic.twitter.com/ISnH057yiK
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) March 26, 2024
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...