Google ADS

Eurodeputeti holandez: Vuçiqi e përdor BE-në si bankomat, pastaj e refuzon marrëveshjen me Kosovën

19:18 | 4 Mars 2023
E.H

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, nga Komisioni Evropian ka kërkuar sqarim se pse vazhdon ta mbështesë financiarisht Serbinë edhe pas refuzimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për ta nënshkruar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me Republikën e Kosovës.

Reutwn, me anë të një postim në Twitter, ka thënë se Vuçiqi po e shfrytëzon BE-në si bankomat të saj, ndërsa ka kërkuar që të ndalet financimi i Vuçiqit.

“Sot, i kërkova Komisionit Evropian (KE) të shpjegojë politikën e saj të pakuptueshme ndaj Serbisë. Vuçiqi përdor Bashkimin Evropian si bankomat të tij, pastaj kthehet dhe refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja me Republikën e Kosovës. Ndaloni këtë financim vetë-shkatërrues të obstruksionizmit të Vuçiqit”, ka shkruar eurodeputeti, përcjell arbresh.info.

Në letrën e tij dërguar KE-së, Reuten ka theksuar se ky organ i BE-së i ka ndarë së fundmi grante në vlerë prej 600 milionë euro Serbisë, derisa siç ka shkruar, në të njëjtën ditë, Vuçiqi ka dalë para gazetarëve për të paraqitur mosgatishmërinë e tij për të nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ai ka pyetur në letrën e tij se çfarë hapash do të ndërmarrë BE-ja për ta detyruar Serbinë që ta nënshkruajë këtë marrëveshje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme