Google ADS

Eurodeputeti holandez: Serbia po luan vetëm për kohë, zbutja duhet të marrë fund

09:34 | 2 Mars 2023
A. B.

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, i cili është edhe raportues për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, ka thënë se duhet të marrë fund zbutja e presidentit të Serbisë në procesin e dialogut me Kosovën.

Refuzimin e Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen të hënën e quajti të turpshëm.

“Refuzimi i turpshëm i Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit me Republikën e Kosovës, të cilën ai e ‘pranoi’ të hënën, sugjeron qartë se Serbia po luan vetëm për kohë. Përsëri. Zbutja duhet të marrë fund. Karotat kanë dështuar. Nxirrni shkopinjtë”, ka shkruar ai në Twitter. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme