Google ADS

Eurodeputeti holandez: BE-ja ta ndëshkojë Serbinë

10:48 | 8 Tetor 2023
E.H

Eurodeputeti holandez i grupit Social-Demokrat, Thijs Reuten, tha se është e qartë cila palë po destabilizon situatën, në lidhje me agresionin e grupit të serbëve të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Pavarësisht kritikave të shumta për muaj të tërë nga ana e Parlamentit, sanksione janë vendosur vetëm ndaj Kosovës dhe jo ndaj agresorit, shkakut kryesor të destabilizimit dhe provokimeve që kemi parë prej kohësh”, deklaroi Thijs Reuten

Reuten ishte i qartë në kërkesën e tij: “Bashkimi Evropian duhet ta ndëshkojë Serbinë”.

“BE duhet të braktisë politikën katastrofale të pajtimit me Vuçiq sepse nuk po funksionon. Sa herë Vuçiç është kthyer nga Brukseli në Beograd dhe me krenari ka treguar se nuk ka firmosur gjë, Komisioneri Varhelyi i ka shkuar në derë me 600 milionë euro! Kjo duhet të marrë fund!”, tha ai.

Për Reuten, është me rëndësi rikthimi në tryezën e dialogut, por vetëm pasi të jenë ndalur provokimet.

“Çdo gjë që ndodhi, jo vetëm gjatë javës së shkuar por edhe në muajt pas Marrëveshjes së Ohrit, hyn në listën e gjatë të provokimeve. Duhet krijuar atmosfera e duhur që palët të ulen në një tryezë sërish dhe të punojnë për normalizimin”, u shpreh Reuten për Euronews Albania.

Euro-deputeti holandez kritikoi edhe marrëdhënien e afërt mes Serbisë dhe Rusisë.

Për Reuten, takimi i Vuçiq me ambasadorin rus në Beograd vetëm një ditë pas sulmit të Banjskës, është tregues se presidenti serb nuk e merr seriozisht Bashkimin Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme