Raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Thijs Reuten, ka theksuar se dosja brenda PE-së për liberalizimin e vizave pritet të përfundojë brenda kësaj jave, më pas më 18 prill do të jetë votimi përfundimtar.
Eurodeputeti holandez pohoi se heqja e vizave është një moment historik i rëndësishëm në integrimin evropian të Kosovës.
“Ky udhëtim duhet të ishte shumë më i shkurtër. BE-ja e la Kosovën duke pritur shumë gjatë. Katër vjet pasi Kosova i përmbushi të gjitha kushtet, më në fund ne e mbajmë premtimin tonë. Që nga viti 2024, qytetarët e Kosovës më në fund mund të udhëtojnë drejt BE-së për pushime, vizita familjare dhe udhëtime biznesi pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Kjo është më shumë se një barrë burokratike që largohet. Është një moment historik i rëndësishëm në integrimin evropian të Kosovës”, ka thënë Reuten për klan kosova.
Reuten është shprehur se procesi i dialogut Kosovë-Serbi çdo herë duhet të jetë i ndarë nga ai i vizave, dhe se nuk ka ndikuar në punën e bërë në liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se bashkë me kolegët e tjerë eurodeputetë që kanë punuar ndër vite për këtë proces kanë bërë një punë të rëndësishme.
Ndër tjera, ai ka shtuar se pas heqjes së vizave, Bashkimi Evropian kosovarëve duhet t’ua hapë rrugën edhe për t’u bërë shtet kandidat për BE.
Intervista e plotë:
A pritet që më 18 prill të finalizohet liberalizimi i vizave për kosovarët?
Më 18 prill, në Parlamentin Evropian në Strasburg do të mbahet votimi përfundimtar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Duke qenë se nuk shohim ndonjë vështirësi, me të vërtetë pritet që kjo dosje të finalizohet gjatë kësaj jave.
Si e përshkruani punën tuaj në këtë proces?
Për këtë dosje është bërë shumë punë nga raportuesja e mëparshme në Parlamentin Evropian, ish-deputetja Tanja Fajon. Por unë kam qenë i nderuar që kam marrë përgjegjësinë për këtë temë të rëndësishme dhe gjithmonë kam shtyrë që shtetet anëtare në Këshill t’i japin fund bllokadës së tyre të kotë të liberalizimit të vizave për Kosovën. Kur kjo më në fund ndodhi, ne punuam shumë për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të ishte e mundur. Më vjen shumë mirë që ia dolëm dhe në këtë mënyrë mundëm të japim një kontribut domethënës në këtë moment historik për Republikën e Kosovës.
Cili është mendimi juaj për rrugëtimin e Kosovës rreth liberalizimit të vizave?
Ky udhëtim duhet të ishte shumë më i shkurtër. BE-ja e la Kosovën duke pritur shumë gjatë. Katër vite pasi Kosova i përmbushi të gjitha kushtet, më në fund ne e mbajmë premtimin tonë. Që nga viti 2024, qytetarët e Kosovës më në fund mund të udhëtojnë drejt BE-së për pushime, vizita familjare dhe udhëtime biznesi pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Kjo është më shumë se një barrë burokratike e hequr. Është një moment historik i rëndësishëm në integrimin evropian të Kosovës.
A mendoni se pengesë në këtë rrugë kanë qenë zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi?
Komisioni Evropian përpiloi një listë gjithëpërfshirëse të reformave dhe kërkesave për Kosovën në mënyrë që t’i bashkohet regjimit pa viza të BE-së për shumë vite. Në vitin 2018 Kosova veçse i përmbushi të gjitha këto kushte. Zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi duhet të trajtohen veçmas nga kjo, siç ishin. Ky proces nuk ka ndikuar në punën që kemi bërë për liberalizimin e vizave në muajt e kaluar.
Pas heqjes së vizave, a do të arrijë së shpejti që Kosova të bëhet anëtare në mekanizma të BE-së?
Marrëveshja do t’u mundësojë mbajtësve të pasaportës biometrike të Kosovës – më së voni nga 1 janari 2024 e tutje – të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh brenda çdo periudhe 180 ditore. Ky është një hap, edhe pse i vonuar, kuptimplotë drejt një bashkëpunimi edhe më të ngushtë ndërmjet BE-së dhe Kosovës.
Përveç kësaj dhe veç kësaj, marrëveshja e arritur në Ohër javën e kaluar ishte një zhvillim i mirëseardhur. Unë nuk shoh ndonjë pengesë që BE-ja t’i përgjigjet ofertës së Kosovës për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe personalisht shpresoj se Kosova më pas do të marrë vërtet statusin e kandidatit së shpejti.
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...