Sot në Parlamentin Evropian, u miratuan rezoluta me anë të cilës kërkohet vendosja e masave ndaj Qeverisë së Serbisë nëse vërtetohet përfshirja e saj e drejtpërdrejtë në agresionin e Serbisë në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku.
Deputeti i PE-së Klemen Groshel, tha se sanksionet nuk i kanë për qëllim qytetarët e Serbisë, por ata që janë të përfshirë në këtë rast.
“Para së gjithash, duhet të bëhet një hetim, që Serbia të marrë pjesë plotësisht, dhe ata që janë autorë, iniciatorë, organizatorë do të sanksionohen, por vetëm kur të vërtetohen të gjitha faktet”, theksoi ai.
“Qëllimi i kësaj rezolute është t’u bëjë thirrje të dyja palëve që t’i kthehen de-përshkallëzimit dhe negociatave. Është një mesazh në radhë të parë për autoritetet serbe, por edhe për autoritetet e Kosovës”, kishte thënë ai para fillimit të seancës shkruan N1, përcjell Klankosova.tv
Me në të rezolutës, Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian ftohen të marrin masa kundër Qeverisë së Serbisë nëse konstatohet se shteti i Serbisë ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në sulmin e terrorist në Banjskë.
Eurodeputeti tha se personalisht është i kënaqur me tekstin e rezolutës dhe se është arritur një kompromis i mirë, sepse është rezoluta e parë për të cilën, siç theksoi, ka marrëveshje të pothuajse të gjitha grupeve politike në Parlamentin Evropian.
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...