Google ADS

Eurodeputeti dhe raportuesi i përhershëm për Kosovën, Riho Terras të hënën vjen në Kosovë

14:20 | 6 Dhjetor 2024
K.B

Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras do të vizitojë Kosovën pas marrjes së detyrës zyrtare.

Të hënën ai do të mbajë një deklaratë për media.

“Riho Terras, Anëtar i Parlamentit Evropian dhe Raportuesi i sapoemëruar i Përhershëm për Kosovën, do të mbajë një deklaratë për shtyp si pjesë e misionit të tij tre-ditor për mbledhjen e fakteve në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.

Konferenca do të mbahet nga ora 11:00, përpara Zyrës së BE-së në Kosovë në Prishtinë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme