Eurodeputeti austriak Lukas Mandl publikon libër për Kosovën

12:29 | 17 Shkurt 2021
S D

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl së bashku me disa autorë ka publikuar librin “Kosova dhe Bashkimi Evropian – situata aktuale”.

Mandl me anë të shkrimi në Twitter njofton se, libri paraqet temat që lidhen me Kosovën – nga anëtarësimi dhe pranimi në BE, deri te Marrëveshja e Stabilizim-Aasociimit dhe liberalizimi i vizave në Ballkanin Perëndimor – duke shtuar se libri është i gatshëm për t’u porositur.

Parathëniet e librit janë nga kancelari austriak Sebastian Kurz, komisionari evropian Olivér Várhelyi, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Arber Marku.

 

Lukas Mandl është raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian si dhe përfaqësues i Kosovës te Partia Popullore Evropiane (EPP), si dhe themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme