Euro e mbyll javën në pozita më të forta përballë lekut shqiptar.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane po këmbehet aktualisht me 100.19 lekë.
Ky rezulton ndër nivelet më të larta brenda muajit gusht.
Gjatë javëve që lamë pas euro regjistri një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara në historinë e kursit të këmbimit duke i afruar kufirit të 99 lekëve.
Agjentët e kursit të këmbimit e lidhi këtë tendencë forcimi të monedhë euro me faktin se tashmë një pjesë e mirë e emigrantëve por edhe turistë kanë nisur të largohen nga Shqipëria për shkak të përfundimit të sezonit veror.
Por pavarësisht këtij fenomeni parashikimet janë që euro do të vijoj të qëndroj në nivelin e 100 lekëve duke pësuar ndryshime të vogla. Ekspertët dhe Banka e Shqipërisë theksojnë se ky do të jetë një realitet i ri në kursin e këmbimit.
Aktualisht turizmi në Shqipëri është më i shpërndarë në kohë sasia e qarkullimit të valutës mes muajve të verës dhe muajve të tjerë të vitit nuk kanë diferencë shumë të madhe. Edhe monedhat e tjera të huaja kanë fituar terren ndaj lekut shqiptar. Dollari i është rikthyer forcimit përballë lekut duke u këmbyer me mbi 90 lekë,nga 89 që ishte javën e kaluar ku preku nivelin më të ulët në 16 vite./abcnews.al
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...