SHBA ka refuzuar të përjashtojë një shkëmbim të territorit midis Kosovës dhe Serbisë – përkundër kundërshtimit gjerman për idenë.
Kështu shkruan EUobserver, sipas të cilit portal, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, kur është pyetur në Bruksel të hënën (17 shkurt) për planin e diskutueshëm ka thënë se “varet nga palët të vendosin parametrat e dialogut”.
“Ajo që ne mbështesim është që palët të gjejnë një mënyrë për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve, duke vendosur çështjet e diskutueshme në tryezën e bisedimeve dhe gjetjen e një shtegu drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes tyre”, citohet të ketë thënë Palmer.
“Ne do të dëshironim të shohim njohjen e ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës si rezultat i procesit të [negociatave]”, ka thënë ai gjithashtu.
Por sipas EUobserver, përcjell Telegrafi, Palmer nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të mëtejshme nëse pozicioni i SHBA-së është kundër Gjermanisë, e cila ka thënë se një marrëveshje për shkëmbimin e territorit mund të destabilizojë rajonin.
Ndryshe, kujton EUobserver, ideja që Serbia duhet të marrë pjesët me shumicë-serbe të veriut të Kosovës, në këmbim të dhënies së Kosovës një zonë me shumicë shqiptare, Luginën e Preshevës, u shfaq së pari në mes të vitit 2018 në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE midis presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Politika amerikane është që nëse të dy palët mund të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë rregullimet territoriale”, kujton ky portal këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë në atë kohë, John Bolton.
Institucionet e BE-së i bënë jehonë Boltonit, edhe pse Gjermania, protagonisti kryesor i BE-së në Ballkanin Perëndimor, tha se ideja mund të shkaktojë fërkime në një rajon ku ndryshimi i kufijve në linjat etnike çoi në luftëra 20 vjet më parë, kujton më tej EUobserver.
“Integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor … është i paprekshëm”, kishte deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel.
Portali në fjalë sjellë në pah faktin se bisedimet e ndërmjetësuara nga BE për normalizimin e marrëdhënieve u ndërprenë në fund të vitit 2018 mes një mosmarrëveshje për tarifat ndëshkuese të tregtisë.
Por plani i shkëmbimit të territorit mbeti i njohur në qarqet amerikane, me një të dërguar të posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke vazhduar të promovonte idenë e një “marrëveshje të shpejtë” për njohje vitin e kaluar.
Risjellja e kësaj teme, vë theksin EUobserver, vjen në një kohë të tensionit të shtuar, me Republika Srpska, entitetin etnik-serb në Bosnjë, duke kërcënuar, të shtunën e kaluar, të zhvillojë një referendum për pavarësinë, dhe me kishën ortodokse serbe që organizojnë protesta në rrugë kundër qeverisë në Mal të Zi. /Telegrafi/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...