Google ADS

Euobserver citon liderët e BE-së: Ndikimi i rusëve në Ballkan e kërcënoi Kosovën

11:06 | 11 Mars 2017
Arbresh.info

Sfidat e jashtme kanë kontribuar në gjendjen e brishtë në Ballkanin Perëndimor, kanë vlerësuar liderët e Bashkimit Evropian në samitin që zhvilloi punimet të enjten, shkruan “Euobserver”, gazeta e pavarur evropiane që mbulon politikat e BE-së, me seli në Bruksel.

Me “sfidat e jashtme”, pohon ky medium, krerët e BE-së i janë referuar, para se gjithash, Rusisë.

Drejtuesit e shteteve anëtare të BE-së janë zotuar në emër të tij për “mbështetjen e qartë, të patundur për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor” dhe kanë thënë se BE-ja mbetet “e angazhuar në të gjitha nivelet” për të mbështetur “reformat dhe projektet që janë të orientuara nga BE-ja”.

Përfshirja e ndërhyrjes së “jashtme” i është shtuar versionit të fundit të dokumentit, pasi që diplomatët e BE-së gjatë kësaj javë kanë debatuar në lidhje me Rusinë, shkruan “Euobserver” duke iu referuar burimeve diplomatike.

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ka thënë se tensionet dhe ndasitë në Ballkanin Perëndimor kanë dalë jashtë kontrollit, në masë të madhe për shkak të ndikimeve të jashtme të pashëndetshme të cilat që një kohë të gjatë po i destabilozojnë disa shtete.

“Do t’u propozoj liderëve që të ndërmarrim hapa konkretë, duke përfshirë edhe komunikimin tonë strategjik”, është shprehur Tusk.

Kryeministri britanike, Theresa May, drejtpërdrejta e ka fajësuar Rusinë. “Në kontekst të raportimeve për përpjekje për grusht shtet në Mal të Zi, ju bëj thirrje që të bëjmë më shumë për t’iu kundërshtuar fushatave dezinformuese të Rusisë dhe ta forcojmë dukshmërinë e përkushtimit të Perëndimit ndaj këtij rajoni”, ka thënë May.

Ajo ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar vitin e ardhshëm do të jetë nikoqire e samitit për Ballkanin Perëndimor me fokus në “sigurinë kolektive” në Evropë. Shtetet anëtare të BE-së po qëndrojnë në gatishmëri edhe për shkak të përpjekjeve të Turqisë dhe të shteteve arabe të Gjirit Persik që të rrisin ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, por se sjellja e Rusisë po konsiderohet si më e rrezikshme.

Diplomatë të BE-së pohojnë se vitin që shkoi, Rusia u orvat që të “orkestrojë” një grusht shtet të dhunshëm në Malin e Zi që ta ndalonte anëtarësimin e tij në NATO. Këta diplomatë perëndimore theksojnë se Rusia i ka dërguar armë Serbisë, duke i provokuar dhe zemëruar rëndë Kosovën dhe qytetarët e saj, duke i vënë në pozitë që ta ndërprejnë përkohësisht dialogun me Serbinë në Bruksel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme