Google ADS

“EULEX’it i ka ardhur fundi”

22:42 | 6 Nëntor 2017
M. A.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se ka ardhur koha që Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, i njohur si EULEX, të përfundojë mandatin e tij.

Kjo pasi, sipas tij, Kosova është e gatshme të funksionojë pa ndihmën e askujt.

“Jemi duke biseduar për fazën transitore me EULEX-in, sepse ata janë të pranishëm në sistemin tonë të drejtësisë në forma të ndryshme. Unë mendoj që Kosova ka arritur të ndërtojë kapacitet mbi të cilat mund të funksionojë tutje”, ka thënë Tahiri, në “Puls” të KTV’së.

“Çfarëdo ndihme që na vjen nga faktori ndërkombëtar është e mirëseardhur. Mirëpo, mendoj se është koha që të hyjmë në fazën transitore dhe ato kompetenca që EULEX-i i ka t’i transferojë tek institucionet e Kosovës”, është shprehur Tahiri.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës do të sigurojë kushtet për gjykatësin dhe prokurorin nga shteti dhe tha se nuk do të ketë sfidim të shtetit nga individë, banditë apo kriminelë të papërgjegjshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme