EULEX’i heq dorë nga gjykimi i Sami Lushtakut, e kthen tek vendorët

08:16 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

Sami Lushtaku i ka “shpëtuar” gjykimit prej gjyqtarëve të EULEX’it në rastin e KEK’ut.

Misioni ndërkombëtar ka hequr dorë prej këtij rasti, duke e kthyer te vendorët me pretekstin se nuk ka gjyqtarë të mjaftueshëm, edhe pse gjykimi ka qenë thuajse në përfundim të shqyrtimit kryesor.

Për pasojë, pas më shumë se një viti që kur ka filluar ky proces gjyqësor, gjithçka është kthyer në pikën zero. Të gjitha procedurat që janë zhvilluar deri më tani do të përsëriten.

Vendimi për kthimin e rastit te gjyqtarët vendorë nuk është pritur mirë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Koha Ditore” posedon disa shkresa përmes së cilave ish-kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, vitin e kaluar ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) që ky rast të kthehet sërish tek EULEX-i.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme