Misioni për sundim të ligjit EULEX ka hequr dorë nga gjykimi i rastit ku është i përfshirë Ukë Rugova.
Lajmi është konfirmuar nga kryetarja e Gjykatës së Prishtinës Afërdita Bytyqi. “Me një shkresë të veçantë pa ndonjë shpjegim EULEX na ka njoftuar se ka hequr dorë nga gjykimi i këtij rasti” ka thëne Bytyqi. Ajo ka shtuar se rasti tashmë do të gjykohet nga një gjykatësja vendore Naime Jashanica. EULEX ka hequr dorë nga rasti në kohën kur seancat fillestare ishin mbajtur dhe rasti kishte nisur të gjykohej.
Sipas aktakuzës, Ukë Rugova ka krijuar organizuar, mbikëqyrur, menaxhuar ose drejtuar aktivitetet e një grupi kriminal qëllimi i të cilit ishte përfitimit material duke furnizuar individë me Viza Shengen të BE-së nga Ambasada Italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit.
Gjithnjë sipas aktakuzës, nga 31 korriku 2012 deri më 5 shkurt 2014 Ukë Rugova ka udhëhequr grupin kriminal në marrjen e 556 vizave italiane shengen nga Ambasada e Italisë në Prishtinë.
Së bashku më Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe Izet Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Driton Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...