Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka dhënë një sqarim lidhur me rolin e saj në lidhje me operacionet e kryera nga autoritetet e Kosovës në veri.
Në komunikatën për media, EULEX thekson se për ushtrimin efektiv të monitorimit, duhet që gjatë aktiviteteve që kryhen nga institucionet e Kosovës të jenë prezent edhe pjesëtarët e EULEX-it, përcjell Arbresh.info.
“Siç është e ditur, EULEX-i nuk ka mandat ekzekutiv që nga viti 2018. EULEX-i është i mandatuar të ndihmojë fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë me qëllim që ato të jenë të qëndrueshme, llogaridhënëse, dhe të munden të garantojnë në mënyrë efektive të drejtat e secilit, pa diskriminim”, thuhet në njoftim.
“Në këtë drejtim, monitorimi është komponentë esenciale e mandatit të EULEX-it. Për ushtrimin efektiv të kapacitetit tonë të monitorimit të thuktë, neve na duhet të kemi edhe prezencë fizike në skenën e aktiviteteve që kryhen nga institucionet e Kosovës përgjatë tërë zinxhirit të drejtësisë”, njofton EULEX.
“Kjo nënkupton monitorim në teren si palë e paanshme ndaj qëndrimit dhe veprimeve të autoriteteve të Kosovës, për vlerësimin e përputhshmërisë së tyre me parimet e sundimit të ligjit dhe detyrimet për të drejtat e njeriut, me zotim të qartë kundër çdo forme të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të diskriminimit”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media.
“Gjatë kryerjes së aktiviteteve tona të monitorimit, ne respektojmë në tërësi pavarësinë e autoriteteve gjyqësore dhe parimin e mosndërhyrjes, dhe në rast se përmes këtyre aktiviteteve të monitorimit identifikohen mangësi të rënda, Misioni i adreson ato me autoritetet përgjegjëse relevante”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit