Google ADS

EULEX shpëton një familje në veri, me veturë kishin rënë në një kanal

16:44 | 27 Nëntor 2023
E.H

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë )EULEX), ka bërë të ditur se gjatë patrullimit në veri të Kosovës, e kanë shpëtuar një familje, të cilët me veturë kishin rrëshqitur duke rënë në një kanal anash rrugës.

Në njoftimin e EULEX-it thuhet se Njësia Policore e Specializuar, në orët e hershme të 26 nëntorit, kishin shpëtuar çiftin që po udhëtonin me fëmijën e tyre trevjeçar.

Në fund, EULEX-i thekson se siguria e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë, është prioriteti i tyre kryesor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme