Drejtësia kosovare edhe pas largimit të EULEX-it do të vazhdojë të monitorohet. Kanë mbetur edhe një muaj nga largimi i këtij misioni nga Kosova, por pas tyre, do të ketë një komision që vetëm do të kryejë funksion monitorues, por jo atë ekzekutiv, siç ka bërë EULEX-i deri tani.
Misioni më i madh i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, ishte thirrur 10 vjet më parë nga institucionet e Kosovës për të forcuar ligjin dhe rendin. Por, pavarësisht buxhetit dhe stafit të madh, ky mision është pritur të bëjë më shumë, në shtetin që vazhdimisht është kritikuar edhe në raporte ndërkombëtare për korrupsion e krim të organizuar.
Kanë mbetur edhe një muaj nga largimi i Misionit të EULEX-it nga Kosova. Drejtësia kosovare, pas largimit pritej që të merrte në dorë të gjitha kompetencat, por nuk do të ndodhë ashtu.
Gazeta Express ka biseduar me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka treguar se kush do të vijë pas EULEX-it në Kosovë. Cilat do të jetë detyrat e tyre dhe çka do të ndodhë me rastet gjyqësore që EULEX tash e sa vite i kishte në duar?
Tahiri ka thënë se pas përfundimit të mandatit të EULEX-it, i cili do të ndodhë me 14 qershor, do të ketë monitorim nga ndërkombëtarët. Kësisoj, do të krijohet një komision këshillues në gjyqësor, prokurori dhe në shërbim korrektues.
“Do të ketë monitorim nga një komision këshillëdhënës në gjyqësor, prokurori dhe në shërbim korrektues”, tha Tahiri për Express.
Ky lloj monitorimi i sistemit të drejtësisë do të jetë i pranishëm në Kosovë deri në qershor të 2020-s, dhe do të jetë i pranishëm në të gjitha kompetencat ekzekutive deri më tani të EULEX-it.
Ministri i Drejtësisë madje tha se ky komision do të ketë edhe emër.
“EULEX përfundon mandatin më 14 qershor dhe tani jemi duke e negociuar edhe çështjen e emrit, mirëpo ende nuk është e sigurt kjo për ndërrim të emrit, por me gjasë nuk do të vazhdojë me emër të njëjtë edhe ky komision këshillëdhënës”, tha ministri Tahiri për Express.
Komisioni, tregoi ministri, do të ketë qasje në dokumente dhe në monitorimin e proceseve gjyqësore.
Këto janë rastet gjyqësore që deri tani EULEX i pati në dorë dhe iu dha fund, por raste të shumta ka që mbetën pa u zgjidhur.
Rastet më të mëdha gjyqësore në vend si ai “Drenica”, “Kleçka”, “Sekiraqa”,“MTPT”, “Apex”, “Toka”, “Medicus”, procesi i Oliver Ivanoviqit dhe Naser Kelmendi, janë vetëm disa nga rastet gjyqësore të cilat ishin në shqyrtim të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga radhët e EULEX-it.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion