EULEX është duke monitoruar nga afër dhe me kujdes situatën në veri të Mitrovicës. Gjithashtu është thënë se patrullimi në veri po bëhet në përputhje me mandatin që ka EULEX, si instancë e dytë intervente.
Këtë e ka deklaruar për Tanjug, shefja e Zyrës së Informimit të EULEX, Dragana Nikoliq Solomon, transmeton Indeksonline.
“Policia e Kosovës është instanca e parë intervente për të gjitha incidentet e sigurisë në Kosovë”, ka shtuar tutje ajo.
Ndryshe dje Policia e Kosovës ka arrestuar drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq pas hyrjes ilegale në territor të Kosovës./
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...