Google ADS

EULEX: Policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë u takuan për vrasjen e Ivanoviq

11:14 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Misioni i EULEX-it ka në llogarinë e vet në Twitter ka publikuar se përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe të asaj të Serbisë janë takuar me qëllim të shtimit të informatave dhe bashkëpunimit në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, transmeton Arbresh.info.

Siç është theksuar, zëvendësshefi i EULEX-it Bernar Tran ka ndërmjetësuar në takimin që është mbajtur të martën.

Njoftohet se dy policitë janë marrë vesh që takimi i ardhshëm të mbahet edhe n ë fillimin e muajit gusht.

Oliver Ivanoviqi është vrarë më 16 janar para zyrës së vet në Mitrovicë.

Të ngjashme