Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) ka sqaruar se njësiti i saj ka asistuar brenda mandatit të saj Policinë e Kosovës, në transportimin e pelegrinëve që ishin brenda Manastirit të Banjskës.
EULEX i quan të pasakta informacionet se ata janë transportuar për Novi Sad.
Sipas këtij misioni ata janë dërguar deri në pikën kufitare në Jarinjë.
Derisa nuk dhanë detaje nëse ndonjë prej pelegrinëve mund të ketë qenë i grupit terrorist që sulmoi pjesëtarët e policisë së Kosovës, në orët e para të ditës së djeshme e ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
EULEX tha se për këtë duhet të kërkohet përgjigje nga ana e institucioneve të Kosovës/ Klankosova.tv
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt