EULEX-i e ka vënë flamurin në gjysmë shtizë në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra dje në një sulm terrorist në veri të Kosovës.
“Sot mbajmë zi për humbjen e Rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në krye të detyrës.Flamuri i BE-së është ulur në gjysmështizë në nderim të tij. Me mendje jemi pranë familjes, miqëve dhe kolegëve të tij” thuhet në njoftimin e tyre.
Sot, në Kosovë është shpallur ditë zie nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në nderim të policit të vrarë dje nga bandat terroriste serbe në veri të Mitrovicës, Afrim Bunjakut./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...