Njësiteve të KFOR-it, në patrullimet e tyre në veri të Kosovës, i është bashkuar edhe misioni i EULEX-it.
Kështu është bërë e ditur nga misioni i KFOR-it në Kosovë.
Këto masa sipas sipas tyre janë marrë për të mundësuar reagimin e shpejtë në rast të ndonjë eskalimi të mundshëm të situatës.
“Për të rritur ndërgjegjësimin e situatës, ajo ka rritur praninë e saj në afërsi të pikave të kalimit JARINJE dhe BRNJAK, ka ngritur disa pika të kontrollit të trafikut dhe ka rritur patrullimin në zonë së bashku me personelin e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe Karabiniere dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX). Këto masa janë marrë për t’i mundësuar KFOR-it të reagojë me shpejtësi ndaj çdo sfide të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për RTV Dukagjini.
Në përgjigjen e KFOR-it, thuhet edhe se komandanti i Kajari, ka kontakt të rregullt me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe po ashtu me shefin e mbrojtjes serbe.
“Komandanti ynë, gjeneralmajor Kajári, është në kontakt të rregullt si me organizatat e sigurisë së Kosovës ashtu edhe me shefin e mbrojtjes serbe. Neutraliteti i KFOR-it është thelbësor për suksesin e misionit të tij. KFOR-i u bën thirrje të gjithëve që të shmangin veprimet e njëanshme dhe të përmbahen nga dhuna. KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Tutje, në përgjigjen misionit paqeruajtës të KFOR-it, thuhet se ky mision i udhëhequr nga NATO, e vazhdon vazhdon zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 “për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”.
“KFOR-i mban një qëndrim të dukshëm dhe të shkathët në mbarë Kosovën dhe vazhdon të monitorojë situatën nga afër”, vijon përgjigja.
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...
Elon Musk kritika gjykatësve italianë për çështjen emigrantë...
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon çfarë tha ...