EULEX-i do të prezantojë Raportin Monitorues të tij “Vlerësimi i trajtimit të rasteve të dhunimit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë”

13:13 | 5 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

EULEX-i do ta prezantojë Raportin Monitorues të tij “Vlerësimi i trajtimit të rasteve të dhunimit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë”, i cili ofron një vlerësim preliminar për mënyrën se si i trajton sistemi i drejtësisë në Kosovë rastet e dhunimit.

Ky raport përfshin gjetje dhe rekomandime konkrete për autoritetet e Kosovës.

Raporti Monitorues do të mbahet në Swiss Diamond hotel të mërkuren nga ora 13:30.

Do të marrin pjesë  Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Kosovës, Lars-Gunnar Wigemark, Shef i Misionit EULEX, Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, Samedin Mehmeti, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Flutra Goga – Bajrami, Zëvendësuese e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore

Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe Veton Shabani, Zëvendës-Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme