Në lidhje me kërkesën e Ministrisë serbe të Drejtësisë, të cilën e kanë dërguar tek misioni i EULEX-it në Kosovë, që t’i dorëzohen të gjitha të dhënat e mbledhura për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, Ministria e Drejtësisë në Kosovë në një njoftim për media thotë se është e hapur për bashkëpunim të ndërsjellët juridik.
Sipas njoftimit të lëshuar nga MD, kjo kërkesë ndërlidhet me mundësinë e ofrimit të kopjes së dëshmive eventuale, të dhënave dhe njoftimeve të tjera, të cilat i posedojnë apo mund t’i posedojnë organet prokuroriale dhe policore të Republikës së Kosovës, përkitazi me këtë rast.
“Ministria e Drejtësisë është e hapur për bashkëpunim të ndërsjellët juridik dhe mirëpret gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Serbisë për të ofruar ndihmë juridike përmes shkëmbimit të informatave që mund të kontribuojë në zgjidhjen sa më të shpejtë të rastit, njëherit duke mos cenuar në asnjë rrethanë zhvillimet e procedurës hetimore dhe duke siguruar pacenueshmërinë e juridiksionit të Republikës së Kosovës në zhvillimin e hetimeve për rastin në fjalë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu në njoftim shtohet se organet kompetente dhe përgjegjëse për zhvillimin e procedurës penale në Republikën së Kosovës, janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e rrethanave të aktit të vrasjes së politikanit dhe shtetasit nga Kosova, Oliver Ivanoviq.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Serbia nuk ka të drejtë dhe nuk mundet që të hetojë rastin e Oliver Ivanoviqit.
Sipas tij, çdo veprim i Serbisë në ketë drejtim do të ishte në kundërshtim me praktikat, parimet dhe standardet ndërkombëtare të përcaktuara nga Këshilli i Evropës lidhur bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale.
“Ligji i aplikueshëm në Kosovë përcakton se organet e sigurisë dhe të ndjekjes të Republikës së Kosovës kanë kompetencë për hetimin e kryesve të veprave penale të kryera ne territorin e Kosovës, ku hyn edhe rasti i vrasjes së Oliver Ivanoviq. Kosova sigurisht se mund të kërkoj nga Serbia ndihmë, respektivisht informata apo dëshmi përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale qe mund të vjen deri te zbardhja e këtij rasti. Serbia nuk ka drejtë dhe nuk mundet që të hetojë rastin në fjalë, dhe çdo veprim i Serbisë në këtë drejtim do të ishte në kundërshtim me praktikat, parimet dhe standardet ndërkombëtare të përcaktuara nga Këshilli i Evropës lidhur bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale. Kosova sigurisht se mund të pranojë informata që mund të vijnë tek zbardhja e këtij rasti por në asnjë rrethanë nuk mund të shkëmbej apo t’i ofrojë qasje Serbisë me të dhënat që ka lidhur me këtë rast”, ka thënë Miftaraj.
Ai po ashtu tha se Kosova duhet të jetë e kujdesshme si në aspektin juridik ashtu edhe atë politik për të dëshmuar se ka kapacitete për ta trajtuar këtë rast në mënyrë profesionale, drejt zbulimit të kryesve të veprave penale.
Ndërsa, kreu i ekzekutivit të vendit, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme në një konferencë për media ka thënë se juridiksionin për hetime në Kosovë e kanë vetëm institucionet e Kosovës.
Ndryshe, lidhur me këtë kërkesë të Serbisë, edhe zyrtarët e EULEX-i për Telegrafin kanë thënë se do të vendosin autoritetet kosovare.
“Misioni i EULEX-it nuk merr vendime të kësaj natyre. Autoritetet vendore vendosin se a do të përfshihet apo jo Serbia zyrtare në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviq”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për Telegrafin.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...