Organizata ETEA ka realizuar një matje statistikore gjatë muajit shtator të vitit 2023, për furnizimin me tekstet shkollore tek klasat 1-5 dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor në fillimin e vitit shkollor 2022/23, duke marrë tashmë të dhëna konkrete mbi situatën aktuale në shkollat fillore të Kosovës, pas vendimit të MAShTI për të ndryshuar procesin për furnizimin me tekste shkollore.
Sipas njoftimit, kjo organizatë nga matjet e kryera mëson se një muaj pas fillimit të vitit shkollor 2022/23, 70.6% e nxënësve/eve të Kosovës shkojnë në shkollë pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore.
“Mësimdhënësit/et në shumicë prej 52.6% konsiderojnë se vendimi i MAShTI ka pasur ndikim negativ në mbarëvajtjen e procesit mësimor, krahas 14.8% që konsiderojnë se vendimi ka pasur ndikim pozitiv.”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, mungesa e teksteve shkollore te fëmijët lidhet me disa arsye, prej të cilave prijnë mungesa e teksteve shkollore nëpër libraritë e qytetit dhe problemet me transferimin e mjeteve financiare përmes platformës eKosova
“Lidhur me vendimin e MAShTI për të ndryshuar procesin e furnizimit me tekstet shkollore, 30.4% e mësimdhënësve/eve konsiderojnë se ministria duhet të vazhdojë subvencionimin e prindërve/kujdestarëve/eve për blerjen e teksteve, derisa 69.6% vlerësojnë se MAShTI duhet ta përmbyll këtë proces përmes procedurave të prokurimit.”, thuhet në njoftim.
Nga matjet e ETEA, rajoni i Mitrovicës qëndron më së miri në aspektin e furnizimit të fëmijëve me tekstet shkollore.
Ndërkaq, komuna e Vushtrrisë prinë me 46.7% të mësimdhënësve/eve nga Vushtrria që thonë se 100% e nxënësve/eve janë të pajisur me libra.
Sipas ETEA-s, Mitrovica numëron 41.2% kurse Skënderaj 40%.
Në mesin e komunave me numrin më të mirë qëndron edhe Prishtina – si komunë e dytë – me 44% të mësimdhënësve/eve nga kjo komunë që thonë se 100% e nxënësve/eve në klasat e tyre kanë të gjitha tekstet shkollore.
Sa i përket mbarëvajtjes së procesit mësimor, problemi vërehet dukshëm te klasët e para, ku 38.3% e mësimdhënësve/eve deklarojnë se ndjekin plan-programin, por fëmijët kanë hasur në vështirësi, ose 12.7% deklarojnë se nuk e kanë ndjekur fare plan-programin, për arsye të ndryshme.
ETEA bën të ditur se në total, 54.5% e mësimdhënësve/eve në Kosovë deklarojnë se kanë probleme të ndjekin plan-programin hap-pas-hapi, me vetëm 45.5 për qind që thonë se kanë punuar rregullisht gjatë kësaj periudhe./Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...