Google ADS

Eskalon situata në Kuvend| Opozita përmes zhurmës kundërshton zhvillimin e seancës, pozitës nuk i bënë përshtypje

11:26 | 5 Maj 2022
S D

Kuvendi i Kosovës sot ka filluar zhvillimin e seancës së radhës. Por kjo seancë filloi me debate jashtë rendit të ditës.

Opozita filloi deklarimet lidhur me pamundësimin e krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë, teksa ka vazhduar këmbëngulja për formimin e këtij komisioni, ku ndër të tjerash u refuzua edhe zhvillimi i rregullt i seancës së sotme.

“Duhet të gjejmë mënyrën të dy palët që të themelohet ky Komision.”, deklaroi Konjfuca.

Pas gjithë këtij debati, opozita ka filluar të bëjë zhurmë të madhe në Kuvend, që të mos vazhdojë seanca e rregullt.

Edhe pse deputeti i VV-së, Artan Abrazhi nisi deklarimin e tij, opozita vazhdimisht bënte zhurmë në shenjë kundërshtimi të kësaj seance./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme