Për incidentin në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe ish-zëvendëskryeministri nga radhët e VV-së, Haki Abazi.
Me një diskurs tejet të ashpër karshi dy deputetëve të LDK-së, Arben Gashi e Kujtim Shala, Abazi ka thënë se të dy të lartpërmendurit kanë treguar indikacione konstante të “paqëndrueshmërisë psikologjike”, shkruan lajmi.net.
Madje sipas Abazit, të njëjtat shenja duhet të diagnostifikohen edhe nga mjekët.
“Në mungesë të arenave për shpenzim të energjive( lexo: Karriget) sidomos Shala është bërë shumë i rrezikshëm dhe ka impulse të reagimit që paraqiten zakonisht tek njerëzit me personalitete të dyfishta por që në rastin e tij ka devijime serioze mentale në momente të caktuara sidomos kur paraprakisht ka krijuar bindjen se e ka gabim dhe tregon efekt defansiv/ agresiv i cili manifestohet me nje grumbull sulmesh e artikulime te thata verbale e që lehtë e pa asnjë arësyeje kalon në sulm fizik”, ka shkruar Abazi.
Postimi i plotë:
Sulmi në vend të humbjes
Nuk është hera e parë e as vendi i vetëm ku “akademik” Kujtim Shala dhe “polici” i pa edukatë Arben Gashi tregojnë simptoma të rënda dhe indikacione konstante të paqëndrushmërisë psikologjike. Shenjat janë vërtet shqetësuese dhe bregosëse e edhe për diagnostifikim e trajtim mjeksor.
Në mungesë të arenave për shpenzim të energjive( lexo: Karriget) sidomos Shala është bërë shumë i rrezikshëm dhe ka impulse të reagimit që paraqiten zakonisht tek njerëzit me personalitete të dyfishta por që në rastin e tij ka devijime serioze mentale në momente të caktuara sidomos kur paraprakisht ka krijuar bindjen se e ka gabim dhe tregon efekt defansiv/ agresiv i cili manifestohet me nje grumbull sulmesh e artikulime te thata verbale e që lehtë e pa asnjë arësyeje kalon në sulm fizik.
Ky lloj i sjelljes dhe as edhe sulmet verbale të mbështjellura* përkrahura) përmbernda një lloj përkdhelje, sikur i jep edhe më shumë kurajo për të qenë edhe me joparimor e aq më rralle kolegjial shpesh fyes e denigrues dhe sidomos ndaj gjinise së kundërt.
Sulmi ndaj Gazmendit sot është i turpshëm e qyqarë po aq sa është i turpshëm e i padurueshëm Shala në garën me deputetet e paedukatë e të pacipë e që ka disa prej tyre edhe në anën e majtë edhe në të djathtën e parlamentit që në fakt janë vetëm pasqyrim e inkurajues të dhunës në familje dhe përgjithësisht edhe dhunës në shoqëri. Mjafton ta lexoni shefin e Shalës dhe gjuhën prej rrugaqi që perdorë e që nuk dallon më fare nga nje njeri i matufuar e mashtrues.
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...