Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, gjatë ditës së sotme ka bërë një sulm të ashpër ndaj presidentit Thaçi duke reaguar pas një statusi të filozofit Blerim Latifi në profilin e tij në Facebook.
Duke u munduar të problematizonte pasurinë e presidentit Thaçi, ish deputeti Tali ka sulmuar edhe origjinën e presidentit nga shtresa sociale përkatëse.
Por kjo nuk është hera e parë, Tali më herët kishte ofenduar me deklaratat e tij edhe mantelbardhët duke i quajtur kriminelë.
Statusi i tij i plotë ku ofendon stafin mjekësor të QKUK-së:
“Ka po i degjoje vuatjet e nje pacientje te QKUK’es po them vetmeveti qysh me ringjalle disi xhaxhain!!!
Keta kriminele me mantila te bardhe qe i thone vetes mjeke vec Burreli apo Goli Otoku i bjen n’veti”, ka shkruar Tali në profilin e tij në Facebook.
Tali i’u ishte drejtuar edhe popullit me fjalë ofenduese në vitin 2017 duke thënë se “M… po lypin, m… jepju”
Postimi i tij i plotë:
“ M.t po lypin (mileti) m.t jepju! Kur e pata dëgjuar per here te pare kete thenie nga nje prof i universitetit koxha gerditshem me pati tinglluar. Kjo fushate po ja jep kuptimin kesaj thenie. Si eshte e mundur ky milet tashti me shku pas atyre qe deri dje i mallkonin pse e sollen Kosoven ne kete situate?”, ka shkruar Tali.
Ndryshe, për gjuhën e tij ofendues nuk ka reaguar askush nga VV-ja, edhe pse nuk është hera e parë që përdorë këtë gjuhë ofenduese ndajë popullit edhe si deputetë edhe si këshilltare pagën e merr nga taksapaguesit kosovarë./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...