Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Ferizajit, Faton Topalli dhe njohësi i çështjeve politike, Bajrush Morina kanë shkëmbyer akuza të ashpra mes vete në “Analizën zgjedhore” në RTK.
Komunikimi ndërmjet tyre ka eskaluar në momentin kur ka marrë të drejtën për të parashtruar pyetje analisti Morina, të cilit i ka ndërhyrë kandidati Topalli duke thënë se ka ardhur në këtë debat si përfaqësues i LDK-së dhe i afërt me kandidatin e kësaj partie për kretar të Komunës së Ferizajit, Muharrem Svarqa.
Duke mos i mohuar akuzat e kandidatit Topalli, Morina ka thënë se ndjehet i lumtur që ka miqësi me kandidatin Svarqa, e nuk është i afërt me ish-kandidatin e VV-së për deptuet të Kuvendit të Kosovës Sadri Ramabaja, i cili së fundmi është i akuzuar si i përfshirë në organizatën kriminale “Syri i Popullit”
“Unë jam i lumtur që jam mik i Muharrem Svarqës e nuk jam mik i Sadri Ramabajes që është i akuzuar për terrorizëm”, është shprehur Morina.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar në mënyrë ironike Topalli, duke thënë se ndihet mirë që për 17 vite është marrur me gazetari.
Zgjedhjet lokale janë përcaktuar të mbahen më 22 tetor. /Gazeta Blic/
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...