12 persona kanë humbur jetën dhe janë shënuar 178 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
E gjithë kjo ka bërë që shumë qytetarë të shprehin shqetësimet e tyre përmes rrjeteve sociale, shkruan arbresh.info.
Ndërkaq shumica e qytetarëve, në grupin “mekryeministrin” e cila ka mbi 300 mijë anëtarë në FB, madje kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Njëri nga ata është qytetari Shpend Morina i cili ka shkruar, “ Minister dorëheqja jote do të ishte një ndër masat më të mira antiCovid, të ndërmarra deri më tani…”
Ky ështtë postimi i tij:
‘Minister dorëheqja jote do të ishte një ndër masat më të mira antiCovid, të ndërmarra deri më tani…
“Është shumë normale të del gjendja jasht kontrollit, e ti humbim 12 qytetarë për vetëm 24 orë, madje është shumë normale që për një kohë shumë të shkurtër të radhitemi ndër vendet e para me gjendjen më të keqe në rajon, normale është edhe që për një kohë shumë të shkurtër nga 5-6 te infektuar në ditë, të arrij numri në mbi 170 të infektuar për 24 orë….
Të gjitha këto janë më se normale kur në krye të shëndetesisë kemi një jurist që nuk e ka iden as për gjerat elementare që lidhen me shëndetsi, e lëre më se si menaxhohet një pandemi ose diqka më shumë.
Në një qeveri ku i ashtuquajturi kryeministër thot se nuk ka vende të lira më në infektivë, ndërsa ministri i shëndetsis del publikusht e demanton shefin e tij , në një qeveri ku njëri thot “duhet të bëhen testime masive”, e tjetri “ska nevojë të testohen më rastet e kontaktit”, në një qeveri ku pas 12 jetëve të humbura për 24 orë, kryeministri dhe ministri “zhduken” dhe nuk janë në gjendje të thonë as një fjalë të vetme, aty nuk ka vend për shpresë…
Minister, ndoshta në lëminë tënde edhe mund të kesh suksese, ndoshta edhe mund ta kesh ndonjë talent ose diqka e till qe mund ta bësh në mënyren më të mirë, mirëpo një gjë e di me siguri që për shëndetësi je totalisht i pa përgaditur (thënë më butë) këtë besoj e din edhe ti.
Andaj jep dorëheqje dhe na shpëto edhe neve edhe vetën tënde, kjo besoj është zgjidhja më e mirë për të gjithë, jep dorëheqje dhe liro rrugën për profesionistë të vërtet në këtë drejtim të cilët i kemi mjaftueshëm në vendin tonë, liro rrugën për njerëz të pregaditur e të zotë të perballen me sfida, liro rrugën për të miren e vetës e të të gjithë neve.
Dorëheqja jote, shpresë për ne…
Sh.M”/arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend