Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë në emisionin Pressing se deputetët e rinjë duhet që të ruajnë qetësinë sa herë që janë në debate të ashpra.
Kadaj – Bujupi është zgjedhur deptuete për pesë herë me radhë.
Ajo ka komentuar përplasjen e fundit mes deputeteëve të VV’së dhe LDK’së.
“Po shoh që janë zgjedhur shumë deputetë të rinj. Kam një këshillë për ta. Mos e thoni fjalën e fundit të parën. Kjo është tipar i joni edhe si popull. Duhet të heqim dorë nga kjo. Po ashtu, sa i përket videos që pashë sot. Dua të them që për fat të keq jam mësuar me këso përplasje. Kjo nuk është gjë e mirë”, tha ajo.
Deputetja po ashtu tha se arsyeja që nuk e votoi Qeverinë Hoti është sepse ai nuk ka pasur parime në dialogun me Serbinë dhe është futur në dialog pa asnjë kusht.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...