Zafir Berisha, ish-deputet i Nismës Socialdemokrate, thotë se akuza ndaj tij është një keqkuptim që kishte ndodhur mes tij dhe një zyrtari policor.
I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, Berisha ka thënë se ky rast po shfrytëzohet sipas tij, nga trushpëlarët dhe hienat e rrjeteve sociale.
“Në këtë episod behet fjalë për një keqkuptim me një polic, Po tash është sezoni vjeshtor i serialit “Zafa” sezoni pranveror kishte 3 episode, tash në sezonin vjeshtor ky është episodi i serialit, serial ky që shfrytëzohet si “ushqim” për trushpëlarët dhe hienat e rrjeteve sociale”, u përgjigj Berisha me ironi
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 24 tetor 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj Berishës për veprën penale “sulmi ndaj personit zyrtar”.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga Prokuroria Themelore në Prizren.
“Sipas aktakuzës, me datë 08.06.2022, rreth orës 14:40, në rrugën “Suzi Qelebi”, në Prizren, i pandehuri Z.B., me dashje e sulmon personin zyrtar në lidhje me detyrën zyrtare – zyrtarin policor, përkatësisht të dëmtuarin Q.D., për shkak të shqiptimit të tiketës për kundërvajtje, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari së bashku me dy zyrtar tjerë policor Sh.D., dhe Xh.H., ishin në detyrë zyrtare duke patrulluar në rrugën e lartpërmendur, kanë hasur disa vetura të parkuara në mënyrë të parregullt, ndër to edhe vetura e markës “Volvo“, pronë e të pandehurit, ku i dëmtuari në xhamin e veturës i ka vendosur “njoftim për paraqitje obligative në stacion policor dhe vendimin për kundërvajtje”. I pandehuri Z.B., me të vërejtur zyrtarin policor afër veturës së tij, i afrohet dhe të njëjtit i drejtohet me fjalë të rënda ofenduese, dhe më pas i pandehuri me veprimet e tij i kanoset seriozisht se do ta sulmojë personin zyrtar – të dëmtuarin Q.D”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se i pandehuri, më pas njoftimin për kundërvajtje e gris dhe copëzat e saj ia hedh në fytyrë të dëmtuarit dhe i vërsulet të njëjtit për ta sulmuar.
“I dëmtuari duke e vërejtur rrezikun se do të sulmohej nga i pandehuri, e përdorë pajisjen zyrtare “Sprej OC”, duke hedhur të njëjtin në drejtim të të pandehurit, më pas i pandehuri largohet nga i dëmtuari”, thuhet tutje.
Me këtë, Berisha ngarkohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në fund të komunikatës.
LEXO EDHE:
Aktakuzë ndaj Zafir Berishës për sulmin ndaj policit në Prizren
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...