Lirak Çelaj do të mund të jetë kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale, që do të mbahen këtë vit.
Çelaj, i cili është edhe kryetar i degës së PDK-së në Prishtinë sot ka dhënë dorëheqje pikërisht për t’iu përkushtuar Prishtinës, por s’e mohon se ai mund të jetë kandidati që do t’i sfidojë kandidatët e partive tjera për të marr postin e të parit të kryeqytetit.
Çelaj thekson se arsyeja e dorëheqjes është fokusimi rreth përgatitjeve rreth zgjedhjeve lokale që janë në gjithë Kosovën, veçanërisht.
“Kjo, nuk e përjashton, ju e keni parë qëndrimin e kryesisë së degës e cila ka qenë pro meje. Megjithatë, për procese tjera partia do të vendos. Do të thotë niveli qendror e merr vendimin përfundimtar, por është herët tash që të bisedohet. Me rëndësi është që ne si parti në Prishtinë të fuqizohemi. Për kandidatin kur të vijë koha do të diskutohet për Prishtinën sikurse edhe për komunat tjera”, tha Çelaj.
Megjithatë, ai shton se ende nuk është e sigurt kandidatura e tij, meqë për këtë vendos partia, por premton se do të jetë një kandidat i pranueshëm për partinë dhe qytetarët e kryeqytetit.
Kreu i PDK-së në Prishtinë thekson është radha e PDK-së që të fitojë në Prishtinë, meqë qytetarët janë të zhgënjyer me qeverisjen e Shpend Ahmetit, por edhe të qeverisë së LDK-së.
“Ne zgjedhjet e kaluara ne kemi pasur trend të rritjes së numrit të votave dhe ne besojmë fuqishëm që do të kemi rritje të votave dhe do të ketë fitore të PDK-së në Prishtinë duke pasur parasysh dështimet e kësaj qeverisje aktuale dhe asaj paraprake. Pra ne mendojmë që radha është e PDK-së në mënyrë që Prishtina të ecë dhe zhvillohet me hapin, së paku të qyteteve rajonale”, u shpreh ai.
Madje, Çelaj është i bindur se partia e tij do të dal fituese, ani pse fitorja sipas tij nuk do të mund të vijë pa balotazh. Ai nuk ka preferenca se cilën parti do ta dëshironte në balotazh, Vetëvendosjen apo LDK-në, por shprehet i bindur se cilado që të jetë do të humbasin përballë tyre.
“Ne do të synojmë pa balotazh, ndonëse e dimë që gjasat nuk janë të mira pa balotazh, kështu që ne besojmë se do të jemi në raundin e dytë me cilindo subjekt që do të jetë, ose VV ose LDK ne besojmë se do të fitojmë në raundin e dytë. Sepse qytetarët e PDK-së e kanë provuar edhe qeverisjen e LDK-së, kanë treguar pakënaqësi, tash po tregojnë pakënaqësi edhe qeverisjen e Shpend Ahmetit dhe besoj që radha është e PDK-së gjithmonë duke u bazuar në guximin që ka, vendosmërinë që ka PDK-ja”, theksoi Çelaj.
Çelaj thotë se me qeverisjen e tyre, kryeqyteti i Kosovës do të merrte pamje tjetër, pasi Prishtina ka ngecur mbrapa në të gjitha aspektet. Ai ka përmendur vetëm disa prej çështjeve me të rëndësishme për të cilat Prishtina dhe qytetarët e saj kanë nevojë imediate.
“Ajo që është edhe thelbësore në aspektin urban Prishtina e ka humbur identitetin e vet. Sot nuk ke ndonjë pikë me të cilën mund të referohesh që i thonë për Prishtinën. Një prej projekteve tona urbane madhore që do të ishte është Prishtina e vjetër, pra rehabilitimi i objekteve ekzistuese sepse është dëmtuar shumë Prishtina e vjetër dhe rikonstruktimi i disa të tjerave në pjesën ku është Agjencia Kosovare e Privatizimit, tregu, pjesa tjetër e xhamive që është pjesa tek shkolla ‘Sami Frashëri’ dhe një pjesë tjetër”, tha Çelaj.
Çelaj ka përmendur edhe zhvillimin ekonomik sipas të cilit është lënë anash meqë Prishtina duke qenë kryeqytet ka kapacitete për zhvillim ekonomik.
Ai ka folur edhe për problemet e trafikut urban, pasi nuk janë ndërtuar unazat, parkingjet të cilat janë premtuar qysh moti.
Ndërsa, fusha e Gollakut, sipas Çelajt nuk duhet të shihet vetëm si kapacitete bujqësore, por e aty ekziston një qendër e cila mund të jetë mundësi e mirë për turizëm, e cila ndikon drejtpërdrejt në zhvillim ekonomik.
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së si i ftuar...
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...