Google ADS

A është Prokuroria e Shtetit e ndikuar nga politika?

17:19 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në një intervistë për portalin “Arbresh.info” ka folur për zhvillimet më të fundit në vend në aspektin juridik, arritjet e institucionit që ai drejton, sfidat si dhe rastet që janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit.

Lumëzi ka folur për pavarësimin e Prokurorisë së Shtetit, për të cilën thotë se është e pavarur nga pushteti dhe nuk ka ndikim nga politika.

“Nëse e shohim nga aspekti ligjor prokurorët janë 100 për qind të pavarur në punën e tyre, dhe nuk varen nga vendimet dhe ndikimet e politikës. Prokurorët e kanë mandatin e përhershëm dhe në karrierën e tyre nuk mund të vendos askush nga politika. Vetëm KPK mund të vendos në rastet kur ata e shkelin pavarësinë e tyre, apo janë të njëanshëm në shqyrtimin e ndonjë rasti, atëherë krijohet një arsye që ata prokuror të sanksionohen. Mirëpo deri më tash nuk kemi pasur raste kur prokurorët janë ndikuar nga politika. Sistemi Prokurorial i Kosovës është tërësisht i pavarur dhe çdo lloj ndikimi që vije nga pushtetet tjera konsiderohet ndërhyrje në pushtetin gjyqësor, faktikisht në sistemin prokurorial dhe në punën e pavarur të prokurorëve”, thotë kryeprokurori.

Ndiqeni të plotë intervistën:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme