Është pensionuar sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi

12:29 | 8 Qershor 2023
Diellza Gashi

Krye parlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë seancës së sotme ka njoftuar që është pensionuar sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Konujfca ka thënë se për 16 vite, Krasniqi ka dhënë kontribut të madh në pozitën e tij në Kuvend, raporton Arbresh.info.

“Sot është seanca e fundit ku merr pjesë sekretari Ismet Krasniqi. Falënderojmë për kontributin e deritashëm dhe i dëshirojmë pensionim të qetë dhe të mbarë, jetë të gjatë me shëndet”, tha ai.

Po ashtu fjalën mori edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila uroj pensionimin sekretarit, duke shtuar se nuk ka qenë aspak e lehtë puna e tij.

“E falënderoj në emër të PDK-së sekretarin i cili ka kaluar kohë të vështira si sekretar. Nuk ka qenë aspak e lehtë por ju ja keni dalur me sukses. Ne ju urojmë ta gëzoni pensionimin”, tha jo.

Këto fjalë u përcollën me duartrokitje të deputetëve./Arbresh.info/

Të ngjashme