Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar debati lidhur me Demarkacionin, por disa nga deputetët siç duket janë lodhur nga debati dhe kanë vendosur të dalin nga seanca.
Deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu, Mexhide Mjaku-Topalli dhe Luljeta Veselaj-Gutaj së bashku me deputetët e AAK-së, Daut Haradinaj dhe Pal Lekaj u panë në bufenë e Kuvendit së bashku, por ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ish deputeti i VV-së, Sali Salihu ai i cili u gjend në këtë mes.
Mos ndoshta ky deputet i të ndarëve nga Lëvizja Vetëvendosje do të votoj Demarkacionin?
Dyshimet edhe më shumë i shton edhe fjala që ka shkruar Musliu mbi imazhin e publikuar.
“Sot ma shume se kurrë Kosovës i duhet unitet”, ka shkruar ajo.
Se a do të votohet sot Demarkacioni mbetet të shihet në vazhdim./Arbresh.info
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...