Është konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë, Policia jep detaje shtesë për vrasjen e Liridonës

08:24 | 2 Dhjetor 2023
K.B

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja shtesë për vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt.

Siç mësohet nga raporti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast.

“Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të arrestuar janë Naim Murseli, burri i Liridonës, Granit Plava i cili ka deklaruar në Polici se është paguar me 30 mijë euro nga Murseli për ta kryer vrasjen, dhe Kushtrim Kokalla, nipi i Naim Murselit, njëherit edhe pjesëtarë i FSK-së.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
LEXO EDHE:

Bashkëshorti dhe dy të tjerë nën prangat e Policisë, çfarë dihet deri më tani për vrasjen e Liridona Ademajt

Të ngjashme