Sindikata e Policisë së Kosovës me datën 5 shkurt ua kishte dërguar shkresën Nr.01-04/2018 Qeverisë, në të cilën për punonjësit e Policisë kanë kërkuar gjetjen e mundësive për zgjidhjen e çështjes për punonjësit e Policisë së Kosovës.
Në këtë shkresë është kërkuar aprovimi i Projektligjit për nivelizimin e pagave, sigurimin alternativ shëndetësor dhe jetësor, shkruan portali arbresh.info.
Kryetari i sindikatës Shaban Tasholli në një përgjigje për portalin Arbresh.info ka thënë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës lidhur me këtë temë.
“Nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Qeveria. Ne me 1 maj do t’i bashkohemi protestës së BSPK-së dhe në atë protestë do t’i paraqesim po ato kërkesa që i kemi bërë ne. Ta shohim se çfarë do të sjellë edhe kjo protestë që është në kuadër të BSPK-së”, ka thënë ai.
Tasholli ka shtuar se do të kërkojnë të takohen me përfaqësuesit e institucioneve lidhur me këtë.
“Ne do të bëjmë kërkesë për takim me të gjitha instancat pas 1 majit, e pastaj te shohim se çfarë thonë. Ne i kemi kërkesat si nivelizimi i pagave, sigurimi shëndetësor, dhe përvoja e punës ’90-99”, është shprehur ai.
Portali Arbresh.info ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës për të kuptuar se deri në çfarë faze ka arritur kjo kërkesë, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.
Njohësi i çështjeve të Sigurisë, Avni Islami ka thënë për portalin Arbresh.info se institucionet përgjegjëse të Kosovës duhet t’ua rrisin benificionet Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës si një ndër Institucionet më të rëndësishme në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së vendit, në kushtet dhe rrethanat në të cilat punon në krahasim me vendet tjera është nën çdo nivel, për shkak se sipas bisedave me policë të Kosovës çdo i treti polic është në kredi pasi që paga e tyre është e ulët në krahasim me zyrtarët e tjerë të lartë”, ka thënë ai.
Islami ka theksuar se janë disa kërkesa që duhet realizuar punonjësve të Policisë, duke përmendur nivelizimin e pagave dhe kërkesa tjera.
“Duke pasur parasysh se puna e policit është me rrezikshmëri të lartë në çdo kohë dhe moment, atëherë shteti i Kosovës dhe institucionet përgjegjëse është dashur që Policisë së Kosovës nën një, t’ua bëjnë sigurimin shëndetësor, t’u paguhet orari shtesë, t’u paguhet shkalla e rrezikshmërisë së tyre. Ndoshta asnjëherë nuk u ndodh por në rast se ndodh sikur rasti i Enver Zyberit ku është vrarë, familja e tij nuk gëzon asnjë beneficion dhe do të duhej të ishte e kundërta”, është shprehur ai duke shtuar se është koha e fundit Policia e Kosovës duhet ta ketë vendin e merituar, pasi që sipas tij është gjithmonë e para në vend të ngjarjes./V.Berisha/ Arbresh.info
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...