Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, Lulzim Peci, vlerëson se kriza e Ukrainës e shpërfaqi dështimin e plotë të politikës së BE-së që përmes përafrimit të Serbisë me Brukselin ta transformojë atë në një vend pro-perëndimor, raporton arbresh.info.
“Tani kur erdhi momenti i së vërtetës, këtu më nuk ka dilema”, thotë Peci.
Ish-diplomati kosovar, shton se konceptet revizioniste të “Botës Ruse” dhe “Botës Serbe” dhe ideologjitë shtetërore të këtyre dy vendeve janë pothuajse të njejta, dhe këtë deri më tani e kanë neglizhuar si BE-ja ashtu edhe NATO-ja.
“Në vend të kësaj, Brukseli është marrur me ‘kapacitetet administrative’ të Serbisë, duke ia lënë duart e lira Beogradit në politikën e jashtme dhe të sigurisë, e cila asnjëherë që nga fillimi i të 90’tave nuk ka pushuar të jetë burim i destabilitetit dhe konflikteve në rajon”, vlerëson Peci.
Sipas tij, është koha e fundit që perëndimi të ri-rreshtohet jo vetëm ndaj Rusisë por edhe ndaj Serbisë, për të mos lejuar që angazhimi i tij të kthehet në pikën zero, pas 30 viteve të investimeve madhore në paqen dhe sigurinë e Ballkanit./arbresh.info/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...