Google ADS

Është 1999-ta në Siri

18:13 | 7 Prill 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në një shkrim të tij të botuar në Foreign Policy, në verën e vitit 2013, u kishte bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të intervenojë sa më parë për t’i ndalur vrasjet masive në Siri.

Këtë thirrje, Hoxhaj e kishte bërë në kohën e sulmit në Damask që la të vdekur 1800 persona dhe që dyshohej që bëhej fjalë për sulm kimik. Ministri Enver Hoxhaj shkroi një artikull në prestigjiozen Foreign Policy se sikurse është intervenuar ndaj Serbisë më 1999, komuniteti ndërkombëtar duhet të intervenojë për ta ndalur luftën civile në Siri sa më parë.

Gazeta Express e sjell në shqip pas katër vitesh këtë shkrimi të plotë të Enver Hoxhajt për Foreign Policy, një ditë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të intervenuar ushtarakisht në Siri

Është viti 1999 në Siri

Nga Enver Hoxhaj, 23 gusht 2013

Lajmet dhe pamjet zemër-thyese që vijnë nga Siria – civilët duke u vrarë, ikur nga shtëpitë tyre apo duke gjetur jetët e tyre të shkatërruara në dorën e regjimit të Bashar al-Assadit – janë ringjallje e kujtesës pikëlluese për ata nga ne që jetuan nëpër fushatën e spastrimit etnik të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë në vitet e ’90-ta.

Kombet e Bashkuara duhet urgjentisht të hetojë sulmin e fundit në Damask, ku dyshohet se armët kimike ishin përdorur nga regjimi për të vrarë 1800 njerëz. Nëse konfirmohet, sulmi do të paraqet goditjen më të madhe botërore të armëve kimike në dekadën e fundit. Kjo, gjithashtu, do të nënvizojë faktin që një tranzicion politik nuk mund të pritet me një regjim që nuk kursen mjetet më barbare për të vrarë qytetarët e tij të pafajshëm.

Si një burrë-shteti në emër të Kosovës, mirëpo, gjithashtu edhe si një qytetarë që ka parë vdekje dhe shkatërrim në duar të një njeriu të çmendur, unë mund të them se kjo është koha për komunitetin ndërkombëtar që të ndërhyjë – ashtu siç bëri në vitin 1999 në Ballkanin Perëndimor – të përfundojë këtë luftë civile në Siri.

Të drejtat e njeriut janë objektivë thelbësore e politikës së jashtme së Kosovës – dhe atë për arsye të mirë. Përvoja tmerruese e Kosovës me Millosheviqin rezultoi në mijëra civilë të vrarë, shumica prej tyre të masakruar. Që nga fillimi, populli im dhe Qeveria, duke parë ngjashmëri, kanë mbështetur aspiratat e popullit sirian për liri dhe demokraci.

Por, mbështetja e një vendi të vogël si i yni nuk është e mjaftueshme. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka qëndruar duarkryq përderisa më shumë se 100 mijë njerëz janë zhdukur në Siri që nga viti 2011. Kosovarët e dinë shumë mirë koston implikuese në jetën e njeriut nga një qasje e tillë – prisni dhe shihni. Edhe pse Kosova ka mbështetur përpjekjet e Lakhdar Brahimi, Përfaqësuesit Special të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, për të gjetur një zgjidhje politike për krizën, Assad nuk ka thënë as çerekun.

Është koha për diçka të re në Siri. Apo më saktë, është koha për një ide të vjetër që ka funksionuar përpara.

Intervenimi i NATO-s në Kosovë në vitin 1999 shërben si model për aleatët tanë në Perëndim dhe Botën Arabe të përfundojnë vuajtjen e Sirisë. Atëherë, intervenimi humanitar nga komuniteti ndërkombëtarë jo vetëm që solli një përfundim të spastrimit etnik, mirëpo kjo, gjithashtu tregoi se ideja klasike e sovranitetit nuk mund të shfrytëzohet si një mburojë për të arsyetuar politikat represive dhe krimet kundër njerëzimit.

Intervenimi në Kosovë, gjithashtu konfirmoi që, edhe pa mandat të Këshillit të Sigurimit, vendet duhet veprojnë për të parandaluar regjimet nga abuzimi me të drejtat e njeriut. Si një vend që sot gëzon liri dhe demokraci falë veprimit të NATO-s, ne jemi mbështetës të fuqishëm të idesë që sovraniteti nuk është një e drejtë, mirëpo një përgjegjësi. Duke folur nga përvoja, koha ka ardhur për komunitetin ndërkombëtar të ofrojë mbrojtje për popullin e Sirisë.

Kriza e Sirisë është një rast në të cilin “përgjegjësia për të mbrojtur” civilët e komunitetit ndërkombëtarë, një parim i miratuar nga më shumë se 150 vende të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në vitin 2005 duhet të thirret në mënyrë të arsyeshme.

Regjimi ka kryer krime serioze kundër njerëzimit dhe ka dështuar të mbrojë civilët. Bashkëpunimi i ngushtë në mes Perëndimit dhe Botës Arabe në Siri duhet të sjellë fundin e udhëheqjes së Assadit dhe të ndihmojë një tranzicion politik që shtron rrugën për demokraci në Siri.

Ndërhyrja ushtarake për të ndaluar vrasjen është pjesa afat-shkurtër e kësaj enigme. Për pamjen më të gjatë, bota duhet të marrë inspirim nga Marrëveshja historike e 19 Prillit, 2013 në mes Kosovës dhe Serbisë si një shembull se si mund të duket paqja në mes armiqve të mëparshëm të luftës. Qeveria ime dhe Qeveria e Serbisë kanë nënshkruar një deklaratë – dhe ndërmarrë hapa konkret në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve. Katërmbëdhjetë vjet më parë dikush do të ishte në presion të vështirë të parashikonte mundësinë e këtij hapi shumë të rëndësishëm. Para këtij hapi, megjithatë, ishin shumë të tjerë dhe intervenimi i NATO-s ishte i pari për ta kthyer valën. Pastaj, Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK-u), u vendos për të ndihmuar në stabilizimin e situatës politike dhe ekonomike. Prania e tij na lejoi neve për të filluar të ri-ndërtojmë institucionet tona politike dhe të shoqërisë civile. Forca e udhëhequr nga NATO, ndërkohë, ndihmoi në ruajtjen e paqes në një rajon të brishtë të një vendi në një kohë të ndjeshme. Kriminelët ndërkombëtarë të luftës, duke përfshirë Millosheviqin, u sollën, gjithashtu, para drejtësisë në Hagë.

Ne ndërmorëm hapin e fundit drejt normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin tonë me ndihmën e Catherine Ashton, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, e cila ndërmjetësoi Marrëveshjen historike të këtij viti. Duke vepruar kështu, Ashton tregoi guxim të jashtëzakonshëm, e vendosi reputacionin e saj në linjë, dhe i kushtoi një pjesë të konsiderueshme të portofolit të saj të mbushur për të na ndihmuar neve në arritjen e kësaj Marrëveshje.

Ne duhet të mbajmë në mend që tranzicioni i Sirisë drejt demokracisë do të jetë i gjatë dhe i vështirë, mirëpo ne në Kosovë jemi të bindur që, me mbështetjen e Perëndimit dhe Botës Arabe, kjo mund të arrihet. Vendi im, edhe pse i vogël dhe i ri, është i gatshëm për të ndihmuar në ditët dhe vitet pas periudhës kur regjimi i Assadit bie. Ne mund të përdorim përvojën tonë të fundit dhe të suksesshme të ndërtimit të shtetit tonë që të ndihmojmë sirianët që ta ri-ndërtojnë shtetin e tyre.

Ne kemi hyrë në tre parime kryesore: demokraci, multi-etnicitet dhe sekularizëm. Këto parime formojnë themelin e karakterit të shtetit të Kosovës dhe ne jemi të bindur që ato mund të aplikohen në Siri për të akomoduar grupet e saja të ndryshme etnike, religjioze dhe gjuhësore.

Kjo është ajo çka Kosova mund të ofrojë. Por, çka me pjesën tjetër të botës? Perëndimi dhe Bota Arabe së bashku duhet të bëjnë të qartë se integriteti territorial i Sirisë është i garantuar, ashtu siç KFOR-i bëri në Kosovë. Kjo do të sigurojë që grupet e ndryshme në Siri mund të përqendrohen mbi krijimin e një klime të bashkëpunimit që do të çojë në një Qeveri me ndarje të pushtetit, sipas së cilës të gjithë qytetarët e Sirisë do të ndjehen të barabartë dhe të lirë.

Sirianët meritojnë të jetojnë në një Siri të qetë dhe demokratike. Vendi im është i gatshëm të ndihmojë, mirëpo së pari ne kemi nevojë që bashkësia ndërkombëtare të bëjë atë që ata e bënë për neve katërmbëdhjetë vjet më parë – mobilizojnë vullnetin politik dhe fuqinë ushtarake për të rrëzuar regjimin e një banditi të vrazhdë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme