Ish-konsulli i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Katar, Esheref Haxhiu ka paditur Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pasi shkarkimit që i kishte bërë ish-ministri i këtij dikasteri, Glauk Konjufca.
Haxhiu ka thënë se sot ka dorëzuar mbi 50 faqe padi dhe prova kundër Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë kam dorëzuar mbi 50-të faqe Padi dhe prova kundër Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku kam kërkuar kthimin tim në vendin e punës, si dhe kompensimin e dëmit material dhe moral që më është shkaktuar si rezultat i vendimit të padrejtë të ish Ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca”, ka thënë ai.
Tutje, në shkrimin e bërë Haxhiu ka pohuar se ministrja aktuale e MPJD-së, duket së në heshtje është pajtuar me vendimet e Konjufcës.
“Deri në këtë pikë kemi ardhur si rezultat i jo gatishmërisë së autoriteteve relevante brenda MPJD-së për të trajtuar seriozisht këtë ҫçështje. Përderisa Ministrja aktuale e MPJD-së, zonja Meliza Haradinaj-Stublla, duket se në heshtje është pajtuar me vendimet e padrejta të pararendësit të saj, autoritetet tjera relevante brenda MPJD-së nuk kanë treguar as guxim, as vullnet, dhe as profesionalizëm në trajtimin e kësaj çështje.
Pas vendimit për shkarkim, MPJD fillimisht ka tentuar që të sabotoj të drejtën time për ankesë; më pas është vonuar, përtej afatit ligjor, në përgjigje. Ndërkaq, kur janë përgjigjur, në njërën anë kanë konstatuar se ata nuk kanë mandat për të trajtuar ankesën time, ndërkaq, në anën tjetër, de fakto dhe de jure e kanë trajtuar atë”, vijon reagimi i tij në Facebook.
Më tej, ai ka shkruar se “çuditërisht, zyrtarët ligjorë pranë MPJD-së kanë konstatuar se emërimi im si diplomat ka qenë emërim politik, përderisa, në realitet, legjislacioni në fuqi as që e parasheh kategorinë politike të diplomatit të rangut tim, pra Konsull (Sekretar i Parë)”.
“Në lidhje me këtë, duke qenë se që nga Marsi i këtij viti unë jam i papunë, dhe në pamundësi financiare për të angazhuar ndonjë avokat mbrojtës, më është dashur që vet të shqyrtoj legjislacionin dhe të përgatisë padinë. Prandaj, tani, më shumë se më parë, jam mëse i bindur në të drejtën time”, përfundon reagimi i tij.
Ndryshe, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjfuca kishte marrë vendim për shkarkimin e 14 konsjuve që përfaqësonin Kosovën në disa vende të ndryshme.
Njoftimi i plotë:
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...