Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur gjatë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në intervistën ekskluzive dhënë për Gazetën Online Reporteri.net.
Në intervistën e tij të parë dhënë për një media në Kosovë, Gabriel Escobar, ka deklaruar për Gazetën Onlinë Reporteri.net, se në udhëtimin e tij në Prishtinë e Beograd do të theksojë se dialogu i lehtësuar nga BE duhet të jetë prioritet i të dy vendeve.
Kjo pasi, status quo-ja po i dëmton të dy vendet.
“…udhëheqësve në të dy kryeqytetet do t’ua përcjellë të njëjtën porosi: mënyra me e mirë që udhëheqësit e të dy vendeve të përmbushin premtimet para qytetarëve të tyre është duke i dhënë prioritet dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kjo gjendje e tanishme e ngrirë, status quo, nuk po funksionon, siç po e shohim nga eksodi i vazhdueshëm i të rinjve që besojnë se e ardhmja e tyre është diku tjetër”, tha Escobar për Reporteri.net.
Tutje Escobar ka deklaruar se Kosova e Serbia duhet të respektojnë marrëveshjet e nënshkruara.
“Vazhdojmë t’ju bëjmë thirrje si Kosovës, ashtu edhe Serbisë që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet dhe zotimet e dhëna në Bruksel. Një gjë e tillë kërkon fleksibilitet, kreativitet dhe në disa raste, kompromis”, tha Escobar.
I dërguari i Presidentit Biden ka rikonfirmuar se për SHBA-të marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e përqëndruar në njohjen e ndërsjellë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...