Google ADS

Escobar thotë se mbështesin një qasje të përshpejtuar për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi

19:51 | 7 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se dialogu është mënyra e vetme për të arritur marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Ai në një intervistë për televizion N1 të Sarajevës, tha se ShBA nuk është pjesë e dialogut, por që e mbështesin plotësisht.

“Dialogu është një mekanizëm përmes të cilit ata duhet të diskutojnë rreth dallimeve. Ajo udhëhiqet nga BE-ja dhe është pengesa më e madhe (për të dyja vendet) në rrugën drejt BE-së. Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por e mbështesim plotësisht. Ne gjithashtu mbështesim zbatimin e marrëveshjeve të arritura, por edhe qasjen e përshpejtuar drejt një marrëveshjeje përfundimtare”, tha Escobar.

Ai ka folur gjithashtu edhe rreth situatës në Bosnje-Hercegovinë, gjegjësisht në Republikën Serbe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme