I dërguri Special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se pret rezultat pozitiv nga takimi i 18 marsit në Ohër.
Escobar në konferencën për media me presidenten Osmani, tha se plani evropian jep një mundësi të madhe për paqe për Kosovën dhe Serbinë, shkruan arbresh.info
Tutje emisari amerikan deklaroi se pret rezultat pozitiv në Ohër dhe se është optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.
Në fund të fjalë së tij shtoi se shpreson për lajme të mira pas të shtunës.
“Mirëpres takime produktive në Ohër. Ne kemi për qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësit për Kosovën dhe Serbinë për tu bërë pjesë e komunitetit euro-atlantik. Ky propozim jep një mundësi të madhe për paqe për të dy vendet. Ne kemi synim që kjo të funksionoj për Kosovën por jo vetëm për Kosovën. Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër. Jam shumë optimist për një zgjidhje një paqësore. Dhe shpresoj se pas të shtunës do të kemi lajme të mira”, përfundoi Escobar. /arbresh.info/
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...
Ndalohen dy persona për grabitje në tentativë në Gjilan