I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta humbasë mundësinë nëse refuzon të zbatojë planin e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Sipas agjencisë kroate të lajmeve, Hina, ai i bëri këto komente në një bashkëbisedim me një grup gazetarësh kroat të premten në Zagreb, ku qëndroi në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.
Escobar citohet të ketë thënë se ka shenja që Beogradi është i gatshëm të pranojë kërkesat evropiane për dalje nga kriza, duke theksuar se nuk mund ta thotë të njëjtën gjë për kryeministrin Kurti.
“Ne shpresojmë që ai në një moment të plotësojë kërkesën evropiane dhe amerikane”, ka thënë Escobar.
I pyetur rreth pasojave që mund të ketë refuzimi i planit evropian dhe nëse një nga to mund të jetë tërheqja e trupave të KFOR-it, Escobar ka theksuar se kjo “nuk është në tavolinë”.
“Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin e saj, jo me një parti apo një figurë politike”, citohet zoti të ketë thënë ai.
Kërkesat perëndimore përfshijnë pezullimin e operacioneve policore, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të reja dhe uljes së pranisë së njësive të posaçme të policisë në veri, krahas vendosjes së sundimit të ligjit. Ai ka kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare garanci që zgjedhjet të mbahen pa trysni nga Beogradi për të mos u përsëritur rezultati i 23 prillit kur zgjedhjet u bojkotuan nga serbët lokal.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Beogradi i ka përmbushur të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian dhe është i gatshëm të punojë më tej për shtensionimin, gjë që sipas tij nuk varet vetëm nga Serbia.
Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për bindur palët t’i zbatojnë këto kërkesa për të ulur tensionet, nën shqetësimin për mundësinë e ripërtëritjes së konflikteve në rajon.
Tensionet shpërthyen që nga 26 maji në veri të Kosovës ku grupe protestuesish serbë dolën në rrugë duke kundërshtuar vendosjen në zyra komunale të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit. Gjatë përleshjeve në fund të muajit maj mbetën të plagosur të paktën 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse.
Zyrtarë gjermanë të mbrojtjes thanë të premten se po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave shtesë në Kosovë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s pas dhunës dhe tensioneve në veri./VOA
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...