I Dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka arritur në Beograd dhe ka zhvilluar takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ky takim vjen vetëm një ditë pasi që vizitë atje ka zhvilluar I dërguari evropian, Miroslav Lajçak, si pjesë përgatitore për takimin midis Kosovës dhe Serbisë në Ohër më 18 mars, raporton N1.
Escobar pas takimit të 27 shkurtit midis kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq kishte thënë se presin që të arrihet shpejt një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Pas vizitës në Serbi, Escobar do të vjen edhe në Kosovë, derisa takimi në Ohër mbahet të shtunën.
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë: S’e njohim Kosovën, është s...
“Thika, maska, para të falsifikuara”, policia publikon foto ...
Shtëpia e Bardhë shpreson për arritjen e armëpushimit në Gaz...
Osmani në ShBA njofton për aktivitete që lidhen me agjendën ...
Zbulohet lista e lojtarëve më të shpejtë në Ligën Premier – ...
Izraeli dërgon më shumë trupa në veri të Gazës, vazhdon oper...